Agime Arsllani
Qëndrimi i funksionares së ASH-së, Arta Toçi po interpretohet si islamofob në opinion. Për këtë arsye, më së miri është që ajo të reflektojë në mënyrë adekuate. Qëndrimin e saj ka të drejtë ta komentojë çdokush, por më së paku kanë të drejtë të komentojnë bashkëpartiakët e Musës. Po vërehet qartë se ata nuk janë të brengosur për qëndrimin e Arta Toçit për mbulesën, por janë të interesuar vetëm si të përfitojnë nga ky rast para zgjedhjeve. Komentet e tyre janë hipokrite, sepse e dimë shumë mirë se ata e perceptojnë femrën shqiptare me logjikën “përfuni”.
As bashkëpartiaket e Musës nuk kanë të drejtë të komentojnë, sepse asnjëherë nuk dolën me ndonjë reagim të qartë kundër filozofisë “përfuni” dhe në menyrë indirekte, nga karrierizmi apo për shkak tjetër, e përkrahën këtë filozofi.