Arta Bilalli: “Pagat e Universitetit të Tetovës do të rriten, nuk do të ketë diskrepancë”

📍Universiteti i Tetovës – UT

📍📍Pagat e profesoriatit dhe stafit administrativ e teknik do të rregullohen me ligj dhe NUK DO TË KETË DISKRIMINIM AS DISKREPANCË

Duke qenë të vetëdijshëm se e drejta është në anën e kolegëve tanë profesorë, në anën e stafit administrativ dhe atij teknik, sot, pas nënshkrimit të Propozim- Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Arsimin e Lartë në Kuvend, sëbashku me Arbër Ademi dhe Fisnike Bekteshi Shaqiri, iu bashkuam protestës së profesoriatit dhe stafit administrativ e teknik para Universitetit të Tetovës;

📍Propozim- Ligji i dorëzuar në Kuvend nuk do të lejon që profesoriati i UT dhe universiteteve tjera publike të paguhet më pak krahasuar me profesoriatin e UKIM, të cilët rritjen e pagave do ta gëzojnë si rezultat i Marrëveshjes Kolektive të nënshkruar midis Sindikatit të UKIM dhe Kuvendit të RMV;

‼️Dallimi apo diskrepanca që do të krijohej, u eliminua me propozim-dispozitën e futur në Propozim- Ligjin përkatës dhe pagat do të jenë të harmonizuara.

Gjatë deklaratës për media, Koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI, Arbër Ademi inkurajoi Sindikatin e UT-së që pas përfundimit të procesit zgjedhor (kur edhe do të skadon ndalesa për nënshkrim të Marrëveshjes kolektive ndërmjet Kuvendit të RMV-së dhe institucioneve të arsimit të lartë), ta nënshkruajnë Marrëveshjen kolektive sepse ajo ngërthen edhe të drejta tjera të punëtorëve, përveç çështjes së pagës.

GJITHMONË ME Universitetin e Tetovës 🤍📕📘📝🖐️