Arsyet pse përfundojnë miqësitë midis njerëzve

Miqësitë janë një dukuri shumë e rëndësishme, por edhe komplekse njëkohësisht. Ato na ofrojnë një burim kënaqësie të jashtëzakonshme. Por nganjëherë,kur ballafaqohemi me fundin e një miqësie, kjo gjë na shkakton një dhimbje shumë të madhe.

Në një studim e ri të botuar në “Evolutionary Behavioral Sciences”, studiuesit realizuanintervista 40 minutëshe gjysmë të strukturuara me 20 pjesëmarrës (të një moshe mesatare 35 vjeç) në një laborator universitar. Në total u kryen 2 studime, që synonin të kuptonin pse njerëzit i japin fund miqësive të tyre.

Studimi i parë përbëhej nga intervista të gjata të kryera nga studiuesit. Sapo përfundonte

çdo intervistë, kryhej një sondazh i hapur mbi këtë çështje, duke kërkuar nga të njëjtët pjesëmarrës, që të rendisnin sërish sa më shumë arsye se pse merr fund një miqësi, me qëllim konfirmimin e mëtejshëm të përgjigjeve pa një studiues të pranishëm, dhe sikletin që mund të ketë sjellë kjo gjë. U zbuluan 55 arsyet e mëposhtme, të strukturuara në 4 kategori të mëdha.

Egoizmi

Miku im nuk më respekton.

Ai sheh vetëm interesin e tij.

Miku im është me dy fytyra.

Ka mungesë besimi tek unë.

Ai nuk tregon mirëkuptim.

Mendoj se përfiton nga unë.

Miku nuk është i sinqertë.

Ai nuk më mbështet.

Kuptova që është i kënaqur me dështimet e mia, dhe zilepset nga sukseset e mia.

Miku im nuk interesohet për mua.

Ka një sjellje poshtëruese ndaj meje.

Është mosmirënjohës.

E tradhtoi besimin tim.

Miku im vetëm merr nga unë,pa dhënë asgjë në këmbim.

Nuk kërkon një miqësi të vërtetë.

Nuk më mbështeti në kohë të vështira.

Ai është i pakujdesshëm.

Ka një sjellje fyese ndaj meje.

Ka një mungesë reciprociteti.

Unë s’mund të mbështetem tek ai.

Ne nuk ia kalojmë mirë kur jemi bashkë.

Ai është manipulues.

Nuk përpiqet që ta kultivojë miqësinë tonë.

Është arrogant.

Është shumë paragjykues.

Ndjej se më shtyp vullnetin.

Ai është xheloz për mua.

Ka një karakter të keq.

Më sheh si rival.

Nuk është njeri i sakrificës.

Është shumë egoist.

Nxjerr më të keqen tek unë.

Nuk i njeh arritjet e mia.

Ai më merr gjithmonë si të mirëqenë.

Mes nesh mungon komunikimi.

Nuk i pranon zgjedhjet e mia.

Nuk ka vlera morale.

Ne grindemi shumë shpesh.

Mungesa e ndërveprimit të shpeshtë

I humbëm lidhjet tona për shkak të jetës së përditshme.

Jetojmë shumë larg njëri -tjetrit.

Nuk kam kohë të mjaftueshme për ta mbajtur këtë miqësi.

Ne nuk kemi interesa të përbashkëta.

Kemi prioritete të ndryshme në jetë.

Karakteret tona janë të papajtueshme.

Mes nesh kishte disa keqkuptime.

Përfshirja në një lidhje romantike

Miku im tregoi një interes romantik për partnerin/en.

Nisi të shfaqë një interes romantik ndaj meje.

Ishte i përfshirë në një raport dashuror me dikë që më interesonte mua.

Perceptimet e miqve dhe familjes

Familja ime nuk e pëlqen atë.

Partneri im nuk e pëlqen atë.

Miqtë e mi nuk e pëlqejnë.

Ai është i varur nga substancat narkotike.

Ka një sjellje të paqëndrueshme.

Ka një higjienë personale të dobët.

Më nxit drejt gjërave, që nuk janë të mira për mua.

Një studim pasues i kryer mbi 557 pjesëmarrës (me një moshë mesatare 31.6 vjeç për gratë dhe 34.8 vjeç për burrat), u kërkoi pjesëmarrësve që të vlerësojnë mundësinë e secilës prej 55 arsyeve pse ata mund t’i jepnin fund një miqësie.

Faktorët më domethënës në dhënien fund të një miqësie u zbuluan se ishte në përgjithësiegoizimi, dhe se ata kishin më shumë të ngjarë t’i jepnin fund miqësisë, ata që shihnin vetëm interesat e tyre, që nuk ishin përkrahës të mikut, që ishin të pandershëm, dhe që vetëm po merrnin pa dhënë.

Së dyti, pjesëmarrësit u shprehën se do t’i jepnin fund një miqësie të bazuar tek distanca, për shkak të mungesës së kohës dhe interesave të përbashkëta. Gratë kishin më shumë gjasa sesaburrat të tregonin si arsye egoizmin, apo rastet kur miku/mikesha nuk ishte përkrahës, apo ishte manipulues, apo kur një mike të tregonte një interes romantik apo ishte përfshirë romantikisht me dikë që pëlqenin ato vetë, duke sjellë edhe fundin e një miqësie. Anasjelltas, burrat kishin më shumë të ngjarë sesa gratë, që të tregonin distancën fizike si një arsye për të ndërprerë një miqësi.