Arsovski: Personat që bojkotojnë regjistrimin do të gjobiten

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski edhe njëherë ka përkujtuar sot se bojkot i regjistrimit është vepër penale, ai tha se regjistrimi është obligim ligjor dhe përgjegjësi e çdo qytetari.
“Thirrja dhe bojkoti i regjistrimit është vepër penale, ajo është njësoj sikur rezistencë dhe pa dëgjueshmëri ndaj ligjeve dhe organeve shtetërore, me çrrastë parashikohen dënime në të holla ose burg deri në 3 vjet për atë që bënë thirrje për bojkot”, tha Arsovski.

Sa i përket popullatës jorezidente, sipas Arsovskit numri i fundit i të vet-regjistruarve ka arritur në 137 114 dhe dinamika po rritet dukshëm.

“Për zbatimin në terren të regjistrimit janë të nevojshëm 5055 regjistrues dhe 550 instruktor rajonal, ndërsa në konkurs janë paraqitur mbi 10 mijë qytetarë. Është siguruar numri i nevojshëm për fillimin e regjistrimit. Protokolli shëndetësor për regjistrimin është i përpiluar asisoj që do të jetë i sigurt për shëndetin e qytetarëve”, deklaroi Arsovski