Arsovski për vaksinimin: Durimi i qytetarëve është kah fundi

Vazhdojnë reagimet e opozitares VMRO-DPMNE pas vendimit të Qeverisë për vendosje të masave të reja për të pavaksinuarit. Nga partia opozitare thonë se këto masa po futen për ta kënaqur egon personale të pushtetit, dhe për këtë arsye, siç shtojnë, durimi i qytetarëve është kah fundi.
Bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen, duke theksuar se secili ka të drejtë zgjedhjeje.

“Askush, po askush nuk ka të drejtë që në mënyrë diskr*iminuese ta imponojë mënyrën e të jetuarit të njërit apo qytetarit tjetër, vetëm sepse është i paaftë të ballafaqohet me këtë pandemi e cila po na ndodh. Qytetarët, sërish po e them duhet të vaksinohen dhe apeloj të vaksinohen, por ata që nuk duan të vaksinohen duhet të kenë të drejtë zgjedhjeje. Askush nuk guxon t’i diskriminojë të pavaksinuarit dhe njerëzit që janë shëruar nga korona dhe kanë antitrupa, kurse nuk e kanë pranuar vaksinën”, deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.