Të thuash publikisht se zgjedhjet duhet të mbahen tani vetëm për shkak të shëndetit të qytetarëve dhe gjatë kësaj të mos turpërohesh, ka vetëm 2 sqarime reale se pse duhet ta flasësh këtë. Njëra është që të jesh jashtë realitetit ose siç thotë populli të të ketë fluturuar harabeli, ndërsa tjetra është që të jesh dëgjues i Zoran Zaevit humbjen e të cilit dëshiron ta zbusësh.
Thelbi i LSDM-së dhe Zoran Zaevit është se shpejtojnë për zgjedhje në mes pandemie në të cilën mund të numërojmë viktima në vend të votave të qytetarëve është vetëm për 2 shkaqe.
Republika e Maqedonisë është para një kolapsi ekonomik dhe do të falimentojmë si shtet dhe ekonomi sepse ka një vrimë në Buxhet dhe biznesi po duron dëme të mëdha për shkak të paaftësisë së Qeverisë së LSDM-së që të ballafaqohet me krizën ekonomike.
LSDM-ja dhe Zoran Zaevi vrullshëm luftojnë që ta zbusin humbjen dhe rënien e karrierës së Zoran Zaevit, i cila është e pashmangshme.
Humbja e Zoran Zaevit është e pashmangshme, edhe pse aspak nuk mërziten për shëndetin e qytetarëve dhe me çdo kusht janë të gatshëm që të organizojnë zgjedhje, në momente kur nuk ka kurrfarë kushtesh.
Dëshpërimi dhe frika nga humbja është i dukshëm dhe LSDM-ja duhet të përballet me këtë.
Këtu tashmë qartë shihet se kush punon dhe lufton për qytetarët, e kush punon dhe lufton kundër qytetarëve gjegjësisht lufton që ta shpëtojë lëkurën e tij nga humbja e ai është Zoran Zaevi.
Në fund të fundit, Lupço Nikollovski flet për normalitet i cili duhet të ndërtojë mundësi, kjo është pak tezë e pakuptueshme për qytetarët dhe për ne, por duhet t’i potencoj dhe t’i sqaroj se normaliteti i ri me të cilin përballen është se LSDM, Zoran Zaevi dhe të gjithë të tjerët nga pushteti i LSDM-së janë tregim i përfunduar dhe do të përgjigjen për të gjitha krimet të cilat i kanë bërë në të kaluarën.
Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së