Arsovska: Të gjitha ekipet janë në terren, po intervenohet në më shumë se 30 lokacione

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka udhëhequr mbledhjen urgjente në terren të Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Qytetit të Shkupit, pas stuhisë së fortë që përfshiu kryeqytetin në orët e e pasdites, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë ku si pasojë u shkaktuan dëme dhe përmbytje të mëdha. Aktualisht ekipet po ndërhyjnë në më shumë se 30 lokacione anembanë Shkupit ku gjendja paraqitet më problematike.

“Të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe janë në terren, përfshirë edhe zjarrfikëset e qytetit të Shkupit, të cilët me një ndërhyrje të suksesshme arriti të shpëtojë mbi 20 persona. Ekipet e ndërmarrjeve publike po pastrojnë në terren dhe do të qëndrojnë deri sa dëmet të jenë sanuar plotësisht dhe gjendja të normalizohet”- theksoi Arsovska.