Arsovska planifikon te Q.T “Çairçanja”, parking në kate!

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, sekretari i Shkupit dhe Gjoko Velovski dhe drejtori i NP “Parkingjet e Qytetit”, Bojan Kristovski, sot kanë dalë në terren dhe kanë mbikqyrur hapsirën për ndërtimin e garazheve të reja në kate në disa lokacione, një nga të cilat pranë Q.T “Çairçanja”, në rrugën Cvetan Dimov, në Komunën Çair.
Planifikohen vendparkime të reja montuese në kate nëpër disa lokacione të Shkupit, mes tjerash edhe këtu në Q.T “Çairçanja”.
Bëhet fjalë për hapsirë ku planifikohet parking në kate që të rritet hapsira e vendeve të parkingut që të zgjidhet problem me parkim në këtë pjesë të qytetit.