Arsovska: Nuk emëroj drejtor të cilët e dëgjojnë Mickoskin

Pothuajse të gjitha ndërrmarjet publike nën ombrellën e Qytetit të Shkupit kanë mbetur pa drejtor të cilët kryesisht ishin anëtarë të VMRO-DPMNE-së. Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska thotë se drejtorët e ri të cilët do të udhëheqin ndërmarrjet do të duhet të jenë në shërbim të qytetarëve e jo sikur deri më tani t’i shërbrejnë kryetarit të partisë.

“Nëse ato janë persona që liderët e tyre partiak i diktojnë se si të veprojnë në jetë, më duhet të them se është keqardhje e madhe për qytetarët që prisnin diçka më shumë prej tyre. Unë besoj se Qyteti i Shkupit do të funskionojë me personat që do të kenë pak më shumë integritet se ata që, siç e pamë, gjëja e vetme që ju intereson janë prapavitë e motivuara politikisht dhe nga vetë postimet e tyre kanë thënë mjaft për atë se çfarë ka ndodhur periudhën e kaluar. Është pak kontradiktore, nga njëra anë kanë pasur liri të plotë për të realizuar projektet e tyre dhe nga tjetra anë flasin për mungesë komunikimi” – deklaroi Arsovska.

Sipas drejtorëve të ndërrmarjeve publike largimi i tyre vjen si pasojë e komunikimit të dobët që kanë pasur me kryetaren e Qytetit të Shkupit Arsovska. Pritet që ditëve në vijim të emërohen drejtor të ri paralajmëroi Arsovska. /KlanMacedonia/