Arsovska mbledh Shtabin e Krizave pas vërshimeve në Shkup

Rreshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit, ndërsa kanë shkaktuar edhe dëme materiale. Nga raportimet e deritanishme Qyteti i Shkupit duket më i prekur dhe për këtë shkak, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, ka thirrur mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave të Qytetit.

“Pas stuhisë që goditi qytetin e Shkupit, kryetarja Danela Arsovska thirri mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave të Qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit/KlanMacedoni