Arsovska: Mbi 20 jetë u shpëtuan nga stuhia në Shkup

“Shkupi u përball me një stuhi të tmerrshme. Ju keni mundur të shihni dëmin. E kemi thirrur shtabin e krizës, jemi duke punuar në terren dhe do të punojmë gjatë gjithë natës deri në sanimin e të gjitha dëmeve”, tha sonte kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. Ajo bëri të ditur se mbi 20 persona janë shpëtuar me sukses nga stuhia. Pjesa më e madhe e tyre u shpëtuan nga nënkalimi pranë Skënder Beut, për të cilin tashmë kemi informuar. Raportimi i dëmeve në prona private është në vazhdim.
“Në ditët në vijim do të informohet se si do të zgjidhen këto probleme njëherë e përgjithmonë”, shtoi Arsovska.