Arsovska: “Borxhi i Shkupit është mbi 50 milion euro”

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska sot para gazetarëve ka thënë se borxhi i kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut është i madh.
“Borxhi i plotë i Qytetit të Shkupit është 50 milion euro” ka thënë Arsovska.
Gjithashtu ajo ka thënë se borxhi i tillë është bërë edhe nga Ndërmarrja transportuese e cila është në borxhe të mëdha, duke punuar me humbje.

Për shërbimin transport pa para, Arsovska tha se do të bëhet realitet pasi kjo ndërmarrje do të arrijë të fshijë borxhet.
Në kryeqytet, si ndër një vendimet e para të Arsovskës ka qenë edhe prishja e marrëveshjes me institucione financiare botërore për transportin e shpejtë, të miratuar nga kryetari dhe këshilli i kaluar në Qytetin e Shkupit.