Arsovska: “ASH nuk do të udhëheq me ndërmarrjet publike” (VIDEO)

“DREJTORËT DO TË JENË TË PROFESIONIT DHE ME KUALITET”
Me ndërrmarjet publike në Qytetin e Shkupit nuk do të udhëheq Aleanca për shqiptarët por njerëz me kualitet, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit në një intervistë. Drejtorët nuk do të përcaktohen sipas përkatësisë partiake shton Arsovska.

DANELLA ARSOVSKA KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT
GAZETARJA: Përmendët se kontaktoni për çdo ditë me partitë politike. Me sa ndërrmarje publike do të udhëheq Aleanca për shqiptarët? “

Nuk do të udhëheq Aleanca për shqiptarët. Me Ndërrmarjet publike do të udhëhiqen nga njerëz që do të menaxhojnë institucionin në mënyrë kualitetaive. 

Në lidhje me ndarjen joproporcionale të buxhetit për komuat shqiptare, Arsovska tha se projektet e tilla i ka përpiluar parardhësi i tij Shilegov transmeton KlanM.Ndërsa ajo premtoi se pas vitit të ri do të shpalos projekte për Komunën e Sarajit, Çairit dhe Shuto Orizares.

DANELLA ARSOVSKA KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT
“ Kryetari që u largua nuk ka bërë projekt për vitin e ardhëshëm, nuk ka lënë asnjë projekt në Qytetin e Shkupit që të mund të vendoset në buxhetin për 2022”. 

Arsovska premtoi pas vitit të ri do të bëjë projekt në Çair, gjegjësisht do të hiqet muri prej betoni në rrugën Cvetan Dimov. Poashtu tha se projketi për komunën Saraj do të jetë ndërrtimi i një rrethrrotullimi.  Ndërsa për transportit falas Arsovska tha se projketi do të realizohet në faza dhe se brenda dy viteve qytetarët do të mund të vozisen me transport publik falas. 

https://m.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=701928880779159&_rdr