Arsimtarët protestojnë para SASHK-ut, duan greva të vazhdojë

Anëtarët e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SSK) janë mbledhur sot para selisë së SASHK-ut pas informimit se është arritur rritje e pagave prej 12 për qind dhe se greva do të përfundojë nesër.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, sot i cilëson spekulime informacionet se është nënshkruar marrëveshje me Qeverinë dhe se kryesia e sindikatës është korruptuar.

”Një gjë është e qartë. Dje ishim në Qeveri dhe në një deklaratë për media thamë se kemi biseduar dhe se i takon anëtarësisë që të komentojë propozimet. Për këtë arsye ende mbahen mbledhje dhe jepet mendimi i anëtarësisë. Bashkimi me 50 plus një vota do të vendosë nëse do ta pranojë apo refuzojë ofertën. Dhe për këtë, të jeni të sigurt se pa asnjë manipulim vendimet e anëtarësimit do të jenë publike dhe transparente, tha Nedelkov para anëtarëve të sindikatës të mbledhur.”

Me kërkesë të anëtarëve të mbledhur, Nedelkov është pajtuar që seanca e Këshillit të SSK-së të jetë e hapur. Seanca e Këshillit, sipas njoftimeve, duhet të mbahet pasdite me fillim nga ora 16:00.

Kryesia e SASHK-ut dje pas disa orë negociatash në Qeveri është pajtuar që pagat të rriten për 12 për qind duke filluar nga paga e korrikut pasi fillimisht u refuzua propozimi i qeverisë për rritje prej 10 për qind. Kryetari i SASHK-ut pas mbledhjes në Qeveri tha se ky është maksimumi që mund të arrihet për momentin, transmeton KlanMacedonia.