Arsimi dhe Ana ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në rrjete sociale

Dyshja e ‘Përputhen’ kishin një lidhje mes njëri-tjetrit. Edhe pse nuk e kanë bërë publike në media përmes postimeve në rrjetet sociale gjithçka ishte e qartë. Megjithatë, për pak kohë ata i dhanë fund lidhjes duke mos bërë publike arsyen e vendimit. E ftuar në emisionin ‘Ftesë n’5’ te Bieta Sulo, Ana Lleshi e pranoi lidhjen me Arsim Abdulin por arsyen e ndarjes nuk e bëri publike derisa edhe u përlot teksa fliste për të.

Sidoqoftë, dyshja me postimet e fundit në rrjete sociale e kanë thumbuar njëri-tjetrin. Me një imazh të publikuar në profilin e saj në Instagram, Ana shkroi: ‘Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja”.

Ndërsa, ish i dashuri i saj nuk ka hezituar derisa ia ka kthyer: “Lëre ti se ca më pyet mua bota, ndaloj ato lotët e tua të kota”.