Arsenali mposht Liverpoolin në penallti dhe fiton Superkupën e Anglisë

Arsenali dhe Liverpooli i kanë mbyllur 90 minutat e rregullt me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa fituesi i Superkupës së Anglisë u mësua vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë ishin lojtarët e Topçinjve.

Ekipi nga Emirates ka arritur ta fitojë Superkupën e Anglisë e njohur ndryshe si FA Community Shield.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Topçinjve, të cilët përveç rasteve arritën ta shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 12-të dhe ishte Pierre-Emerick Aubemayang, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.