Tre shtetas të Shqipërisë kanë rënë në pranga këtë të hënë dhe dy të tjerë janë në kërkim, pasi dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti kriminal në Lezhë.
Në apartamentin e shtetasit me iniciale E.V., i shpallur në kërkim, u gjetën një armë zjarri pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër.
Gjatë operacionit “Mataro” u vunë në pranga 3 shtetas, u shpallën në kërkim shtetasit E. V. dhe M. N., si dhe u sekuestruan arsenal me armë, municion, mina me telekomandë, një sasi e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.