Arriti të largohej nga Ukraina në ShBA, balerini Chmerkovskiy: Ndjej turp dhe faj, isha i vetmi burrë në trenin e mbushur me gra dhe fëmijë

Ai është i sigurt në shtëpinë e tij në Los Angeles, pasi u arratis nga lufta në Ukrainë dhe Maksim Chmerkovskiy, 42 vjeç, duket se mbështetet tek gruaja e tij Peta Murgatroyd, 35 vjeç, për të tejkaluar traumën që përjetoi në atdhe.

Çifti u panë praktikisht të ngjitur me njëri-tjetrin të enjten teksa bënin një shëtitje në plazh ndërsa përpiqeshin t’i riktheheshin jetës normale në ShBA, shkruan DailyMail.

Të premten, Maksim i tha GMA se ai ndjen ‘turp’ dhe ‘faj’ që mundi të shpëtojë nga toka e tij amtare e shkatërruar nga lufta për sigurinë e shtëpisë, ndërsa shumë nga miqtë e tij luftojnë forcat ruse në vijat e frontit në Evropë.

Maksim u shfaq stoik teksa ishte në Malibu me gruan e tij. Balerinët e spektaklit “Dancing With the Stars” u mblodhën pranë njëri-tjetrit dhe u panë duke shkëmbyer disa puthje pas ribashkimit të tyre emocional në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit këtë javë.

I veshur me tuta të zeza dhe një xhup të hirtë dhe me syze dielli, Maks nuk dukej se donte ta linte gruan e tij të dashur të largohej shumë prej tij, ndërsa ata hanin së bashku drekën dhe ecnin në plazh.

Peta ishte gjithashtu e veshur në mënyrë sportive me një xhup të verdhë të zbehtë.

Maksim dhe Peta u ndanë nga njëri-tjetri në një distancë me mijëra kilometra kur shpërtheu lufta në Ukrainë.

“Është pak surreale, për të qenë i sinqertë. Ky është një vend, e dini? Dhe vendi është në zjarr”, ka reflektuar Maks gjatë intervistës për GMA (Good Morning America).

“Unë shpërthej në të qara. Nuk mund ta kontrolloj. Kam qarë rrugës nga aeroporti”, tha ai.