Arriti të ik nga bur*gu i Idrizovës, por policia arr*estoi 28-vjeçarin nga Saraji!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë, në ora 22:22 në fshatin Saraj të Shkupit ka arrestuar një 28-vjeçar me iniciale N.N..

“Ai kërkohej me fletarrest nga Burgu i Idrizovës për shkak të arratisë ku ka qenë duke e mbajtur dënimin me burg prej dy vjetësh e nëntë muaj për kryerjen e veprës penale “larje parash” dhe “trafikim me emigrantë”. Personi do të dorëzohet në burg”, qëndron në njoftimin e MPB-së.