Tre lëkundjet e forta të tërmetit që tronditën rrethin e Bulqizës së Shqipërisë, ku epiqendra ishte në Zerqan me magnitudë 5 ballë, ka bërë që shumë shtëpi të dëmtohen.
Në njësitë administrative Shupenzë, Zerqan, Fushë Bulqizë, Ostren dhe Trebisht numërohen 100 shtëpi të dëmtuara .
Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu u shpreh se kanë qenë në kontakt me të gjitha njësitë administrative, dhe se dëmet janë të rënda në disa banesa.
Shtëpitë e dëmtuara janë në këto Njësi Administrative:
Njësia Administrative Shupenzë – 25 banesa
Njësia Administrative Zerqan- 22 banesa.
Njësia Administrative Fushë-Bulqize 18 benrsa.
Njësia Administrative Gjoricë- 11 banrsa
Njësia Administrative Ostren- 9 banesa
Njësia Administrative Trebisht – 6 banesa
Njësia Administrative Martanesh -6 banesa
Njësia Administrative-Bulqizë -3 banesa.