Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në botë ka arritur gati në 10 milionë të dielën, që shënon një përhapje mjaft të madhe të kësaj sëmundjeje, që la të vdekur gati gjysmë million persona në shtatë muaj.
Ky numër është dyfishi i virusit sezonal influence që shënohet cdo vjet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Rritja e numrit të rasteve vjen pas lirimit të masave të kufizimit nga shumë shtete të prekura, për të mundësuar kthimin në punë dhe lëvizjen e lirë.
Amerika Veriore, Latine, dhe Evropa, shënojnë nga 25% të rasteve, derisa Azia dhe Lindja e Mesme shënojnë 11% të rasteve.
Rastet e para të koronavirusit u shfaqën më 10 janar në Vuhan të Kinës, ku më pas ky virus u përhap shumë shpejtë në Evropë, SHBA dhe Rusi.
India dhe Brazili janë shtetet më të prekura me nga 10,000 raste në ditë në këtë valë të re të koronavirusit.
Shtetet e Bashkuara që kishin raportuar numrin më të madh të rasteve në botë me koronavirus, kanë arritur të ulin shifrat në muajin maj, por në javët e fundit është shënuar rritje e rasteve në zonat që më parë nuk ishin të prekura.