Arrijnë edhe 97 afganë në vendin tonë

Rreth një ore më parë ka arritur edhe një aeroplan me qytetarë nga Afganistani. Për Alsat nga Qeveria njoftojnë se ata do të qëndrojnë përkohësisht në vendin tonë.

“Edhe 97 qytetar nga Afganistani, të cilët kanë qenë aktivist të NDI-së sot arritën në Shkup. Ata do të qëndrojnë në vendon tonë përkohësisht derisa të sigurohet transferi i tyre për në destinacionin përfundimtar. Shpenzimet për këtë grupe do të mbulohen në tërësi nga Instituti Demokratik Ndërkombëtar. Pas arritjes është zbatuar procedura standarde, mbështetja nga Kryqi i Kuq, kontrolli i sigurisë dhe mbrojtjes, aspekti shëndetësorë, PCR test dhe mundësi për vaksinim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.