Është arritur marrëveshja mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Librave Amë. Përkatësisht është rënë dakord për rritjen e rrogës me 30 për qind. Do të paguhen edhe ditët e diela kur ka martesa dhe K-15. Ndërsa protesta që ishte parashikuar për sot për në orën 15:00 para parlamentit është shtyrë.
“Kemi arritur marrëveshje për sa i përket kontratave kolektive dhe deri nesër do të dërgohet pranë Ministrisë së Financave. Protesta që ishte parashikuar në orën 15:00 do të shtyhet për javën që vjen por do të presim njëherë nga Ministria e Financave. Kemi rënë dakord për rritje 30 për qind të si dhe pagesa e K-15. Këtë muaj arrijmë pagën minimale. Ndërsa greva vazhdo, vetëm se protesta është shtyrë”, thanë nga sindikata.