Arrihet marrëveshja mes BDI-së dhe PDSh-së


Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare kanë arritë marrëveshje që në rrethin e dytë të përkrahin njëra tjetrën në komunat ku këto dy parti garojnë.

Sipas kësaj shtëpie informative, integristët presin mbështetje e PDSH-së Menduh Thaçi në komunat ku kandidatët e BDI-së shkojnë në raundin e dytë, si në Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Vrapçishte, Gostivar, Strugë, Çashkë dhe madje edhe në Çair. Thuhet se si kundërshpërblim, Studeniçani do t’i lihet përsëri Azem Sadikut që vjen nga rradhët e PDSH-së edhe për katër vitet e ardhshme.
Marrëveshja është arritur mes Thaçit dhe Ahmetit këtë javë.