Arrestohet vëllai i “El Chekës”

Arrestohet vëllai i El Chekës, Blerim Ahmeti. Blerim Ahmeti ishte organizator i protestave të para disa ditëve.

Policia konfirmon se vëllai El Chekës, Blerim Ahmeti ndiqet për të paktën tri vepra penale.

29 vjeçari Ahmeti akuzohet për sulm ndaj pjestarit të policisë në vitin 2011, ndërsa ai poashtu akuzohet për pjesëmarrje në përleshje të dhunshme në vitin 2009, derisa për veprën e tretë për lëndim të rëndë trupor në vitin 2008. El Cheka është kërçovari që po publikon materiale të përgjimeve të kreut të BDI-së.