Arrestohet TikTok-eri i famshëm shqiptar në Greqi, abuzonte dhe ofendonte live personat me aftësi të kufizuara


Autoritetet greke kanë arrestuar një TikTok-er shqiptar, i cili akuzohet për dhunë ndaj personave me aftësi të kufizuar dhe fyerje ndaj shtresave të pa afta për t’u mbrojtur.

Bëhet fjalë për Florian Zani, i cili u vu në pranga gjatë orëve të pasdites të së martës pasi ndaj tij u bënë disa denoncime për dhunë raciale, fyerje dhe ofendime të personave me aftësi ndryshe.

Kanë qenë pikërisht organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi shqiptari në rrjetet sociale TikTok dhe Youtube po bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale, raportojnë mediat greke.

Përveç kësaj, ai komentonte negativisht afërsitë e tyre si lidhur me drejtimin seksual të kësaj shtese sipas policisë greke. Komentet e tij shkaktuan shumë reagime në opinionin publik.

Ka qenë urdhër i prokurorisë së Athinës për ta ndaluar direkt dhe ta shoqërojnë në drejtorinë e policisë ku mbahet nën akuza të rënda.

Në banesën të cilën kryhej transmetimi live, pasi u arrestua Florian Zani, u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të TikTok-erit shqiptar.

Ata u dërguan në një fondacion ku do të mbahen nën kujdesin e mjekëve të specializuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe kompjuterë, disa hard disk dhe programe kompjuterike. Zani do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së mërkurës.