Arrestohet tetovari pasi i kishte organizuar përleshje me qen

Policët e SPBTetovë, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, dje (21 shkurt) rreth orës 12:40 në Llacë të Tetovës, ia kanë hequr lirinë 19-vjeçarit H.H. nga ky fshat për shkak të dyshimit se së bashku me dy persona të tjerë është përfshirë në veprën penale të “torturimit të kafshëve”.

Javën e kaluar ai kishte organizuar një përleshje mes dy qenve dhe më pas i postoi pamjet e përleshjes në një rrjet social. Njëri nga qentë me lëndime të dukshme është gjetur në një shtëpi të braktisur në Sellcë të Tetovës dhe më pas i është dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.