Arrestohet sulmuesi i 22 vjeçarit në Hasanbeg të Shkupit, ja kush është !?


Sektori për Punë të Brendshme deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur padi penale kundër 26 vjeçarit A.M nga Shkupi, përshkak dyshimeve se më datën 24.09.2018 me 30 plumba ka tentuar të vrasë 22 vjeçarin J.B nga Ljuboteni, me çka ka kryer vepër penale “Tentimvrasje”.

Siç njoftojnë nga MPB, para dy ditëve, pesë minuta pas mesnate në rrugën “Alija Avdoviq” në Hasanbeg i denoncuari A.M ka dalë nga vetura e tij pa targa dhe me pushkë automatike ka gjuajtur mbi të dëmtuarin, i cili ka qenë me veturë “Mercedes”. I lënduari nga kalimtarë të rastit është dërguar në klinikën “Nënë Tereza” ku është mbajtur për kurim mjekësor.

Nga ana e zyrtarëve policorë është kryer ekspertizë në vendngjarje dhe pas masave të ndërmara, kanë ardhur në përfundim se kryerësi më i mundshëm mund të jetë A.M dhe nga ana e zyrtarëve policorë është privuar nga liria.