Arrestohet shtetasi turk, gjatë kontrollit kufitar kishte paraqitur karton të gjelbër të falsifikuar

Më datë 18.12.2023 në orën 19:40 në pikën kufitare “Deve Bair”, punonjës policie i kanë hequr lirinë E.A.(46) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit të pasaportave, u konstatua se ai ka dorëzuar në inspektim një kartë ndërkombëtare të sigurimit jeshil të falsifikuar. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.Pa Censurë