Arrestohet shqiptari që e detyronte gruan të bënte prostitucion, ia gjente vet klientët

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ndaluar te pandehurin L.P., për shkak te dyshimit se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

“I njëjti në vazhdimësi i ka mundësuar te dëmtuarës, bashkëshortes së tij, ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit duke i siguruar klientë, ku i pandehuri, nga kjo veprimtari ka përfituar te holla dhe te mira materiale nga disa persona”, njofton prokuroria.

I pandehuri L.P., me urdhër te prokurorit kujdestarë, është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj te njëjtit do te paraqitet kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën kompetente.