Në klub nate në Shkup, nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese nga liria është privuar B.T. (24) nga Shkupi tek i cili është gjetur dhe është sekuestruar materie e bardhë në gjendje pluhuri dhe një makinë thërmuese me marihuanë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se kundër B.T. do të parashtrohet kallëzim adekuat pas dokumentimit të rastit.