Arrestohet shpërndarësi i drogës në Gostivar, sekuestrohet sasi droge


Sot (18 gusht) rreth orës 14:30 në Gostivar, policët e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria personin S.Z. (41) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në banesën ku ai qëndronte përkohësisht, është gjetë dhe u konfiskuan rreth dy kilogram e gjysmë marihuanë.

Kundër dyzet e një vjeçarit nga Shkupi, gjatë ditës së nesërme do të përgaditet parashtresë adekuate për ,,Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në përdorim të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”, në përputhje me nenin 215 të Kodit Penal, i cili do të sillet para gjykatësit në një procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Gostivar.