Arrestohet shkupjani për kallëzim të rremë, deklaroi se kishte parë rrëmbimin e një të miture nga disa persona

Dje (16.11.2023) zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria J.G. (53) nga Shkupi për shkak të deklarimit të rremë. Gjegjësisht, dje rreth orës 19:00 J.G. ka raportuar në SPB Shkup se në Shkup dy persona me furgon “Mercedes” kanë tentuar të rrëmbejnë një të mitur, por nuk kanë arritur. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, punonjësit e policisë kanë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura dhe kanë konstatuar se kallëzimi është i rremë, pra nuk ka asnjë rast të tillë. Më pas, me denoncuesin është zhvilluar një intervistë zyrtare në të cilën ka pranuar se e ka shpikur ngjarjen, bazuar në postimet e rreme që janë shpërndarë këto ditë në rrjetet sociale për rrëmbyesit e dyshuar. Në konsultim me PTHP Shkup, J.G. është privuar nga liria dhe kundër tij do të bëhet kallëzim penal përkatës.Pa Censure