Arrestohet shkupjani i cili ia ka vënë flakën një automjeti në Shkup

Më datën 03.12.2023 në ora 03:30 minuta në rajonin e Qendrës, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Interevenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.G. (21) nga Shkupi. Ai dyshohet se më herët në rajonin e Qendrës me shishe me lëng djegës ka shkaktuar zjarr në automjetin “skoda fabia” me targa regjistrimi të Shkupit, pronë e H.M. (69) nga Shkupi.

Prej zjarrit të shkaktuar është kapluar edhe automjeti “bmw” me targa të regjistrimit të Shkupit, pronë e Z.K. (55) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës për Mbrojtje nga Zjarret Shkup, kurse persona të lënduar nuk ka. A.G. është në mbajtje në Stacionin Policor Qendër dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkkatës.