Dje rreth orës 18:30 zyrtarët policorë në Tetovë në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në Tetovë, ku është konstatuar se në objekt është organizuar një aheng familjar ku kanë qenë prezentë afro 40 mysafirë.
Për këtë shkak është pri*vuar nga liria I.B. 38 vjeç nga Tetova, drejtues i objektit i cili aku*zohet për shkelje të masave kundër koronavirusit.