Arr*estohet pronari i një lokali në Tetovë

Gjatë ditës së djeshme (07.12.2020) zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë gjatë një kontrolli në një objekt hotelierik në rrugën “Vllezërit Milladinovci”, në ora 22:30 minuta, në pronësi të Z.A. 52 vjeç nga Tetova, është konstatuar se objekti punon dhe në të ka më tepër mysafirë, me çka janë shkelur masat anti Covid të Qeverisë.

Gjithashtu në objekt janë hasur edhe 14 shtetase të huaja, 7 nga Shqipëria, 6 nga Serbia dhe një nga Kosova. Shtetaset e huaja janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngritën padi adekuate.

Në stacionin policorë është ndaluar edhe pronari i lokalit Z.A. dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi në bazë të Nenit 206 nga Kodi Penal. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokurori Publik.