Arre*stohet pronari i një furre buke në Forinë

Më 23.04.2021 në ora 10.05, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor Gostivar e kanë privuar nga liria personin I.E. (48) nga fshati Forinë e Gostivarit, pronar i një furre buke në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm, sipas të cilit në 5 tavolina në lokal kanë qëndruar të ulur nga tre mysafirë të cilët kanë qenë të shërbyer.

I njëjti është ndaluar në Stacionin policorë Gostivar dhe kundër tij do të përgaditen parashtresë adekuate, në bazë të nenit 206 të Kodit Penal dhe lokali është mbyllë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.