Është arrestuar një polic nga Shkupi dhe i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor pasi në shtëpinë e tij është gjetur lëndë narkotike – marihuanë. Ndaj tij është ngritur procedurë penale pasi dyshohet se ka kryer vepër penale, prodhim të paautorizuar dhe lëshim për përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve.
Sipas informatave nga MPB, më 19 Prill gjatë kontrollit të shtëpisë së J.J. (40) nga Shkupi, janë gjetur 125 gramë marihuanë, si dhe fara të kanabisit. Njësiti për kontroll të brendshëm ka caktuar masë diciplinore ndaj J.J., dhe i njëjti do të suspendohet nga punë deri në përfundim të procedurës hetimore.