Arre*stohet ortopedi i QKUK-së, kapet në flagrancë duke marrë ryshfet

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ortopedi i QKUK’së, Sabit Sllamniku, është arre*stuar për marrje të ryshfetit.
Ai dyshohet se ka marrë ryshfet me qëllim t’i kryej vlerësimin e shkallës së invaliditetit të dë*mtuarit.
I njëjti ka rënë në “kurthin” e prokurorisë dhe është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet.

“Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të he*timit dhe vëzhgimit, si dhe simulimin e veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare të dyshuarit, me ç’ rast ka rezultuar deri te arre*stimi i tij në flagrance”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, arre*stimin e tij e kanë konfirmuar edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se, sot, rreth orës 9:00, në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është arrestuar një mjek specialist- ortoped”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK’së.

Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Kr*ime Ekonomike dhe Ko*rrupsion, me aktvendim të prokurorit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S., mjek në ShSKUK, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe simulimin e veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare të dyshuarit, me ç’ rast ka rezultuar deri te arrestimi i tij në flagrancë.

Personi i lartcekur, dyshohet se e ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, me qëllim t’i kryej vlerësimin e shkallës së invaliditetit të dë*mtuarit.
Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së parabu*rgimit ndaj të dyshuarit, pranë gjykatës kompetente.