Arrestohet një turk, transportonte tetë migrantë nga Siria, Afganistani dhe Iraku

Policia sot pas mesnatës ka arrestuar një 29-vjeçar nga Turqia në një vend të njohur si “Tabla”, afër Gjevgjelisë, pasi në automjetin e tij u gjetën tetë migrantë: tre nga Siria, tre nga Afganistani dhe dy nga Iraku. Migrantët janë dërguar në një qendër pritjeje, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar për shkelje të ligjit .

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se migrantët janë dërguar në një qendër pritjeje në Gjevgjeli, ndërsa pas mbledhjes së dokumentacionit të plotë për rastin, do të ngritet një padi ndaj personit të arrestuar.