Më datën 09.10.2022 në ora 15:50 minuta në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, në afërsi të Negotinës, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare Mihajllovë, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Jug”, kanë privuar nga liria personin me iniciale S.M. (24) nga Republika e Serbisë.
Në automjetin “bmw”, me targa nacionale të Bullgarisë, të cilin ai e ka drejtuar janë gjetur katër persona migrantë nga Siria. Më herët, ai nuk është ndalur në shenjën “stop” të dhënë nga ana e nëpunësve policorë dhe ka vazhduar të qarkullojë me automjetin. Shumë shpejt, me automjetin ka dal nga rruga dhe ka tentuar të arratiset, por pas ndërmarrjes së masave ai është gjetur dhe është privuar nga liria.
Migrantët janë transferuar në qendër tranzitore për pranim, kurse S.M. është në mbajtje në stacion policor për procedurë të mëtutjeshme. Pas zbardhjes dhe dokumentimi të rastit, në koordinim me Prokuror Publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.