Arrestohet një person nga Tetova, sulmoi zyrtarin policorë para një objekti hotelierik


29-vjeçari M.N nga Tetova sot në mëngjes është arrestuar, pasi ka sulmuar një zyrtar policor para një objekti hotelierik në Tetovë.

MPB informon se M.N rreth orës 02:45 në Tetovë në udhëkryqin e rrugëve “Ivo Ribar Lola” dhe “Strasho Pinxhur”, para një objekti hotelierik, është përleshur fizikisht me një person tjetër.

Pas marrjes së masave nga ana e policisë, M.N ka sulmuar edhe zyrtarin policorë i cili ka ndërhyrë gjatë përleshjes.

Nga policia thonë se kundër të arrestuar do të merren masat adekuate./Telegrafi/