Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14:00 në rrugën e Ilindenit në Tetovë, ka privuar nga liria 48 vjeçarin R.A. nga Tetova. Ai është kërkuar me urdhër gjyqësor për vuajtje të dënimit.
Personi në fjalë menjëherë është dërguar në burgun e Tetovës, për vuajtje të dënimit me burg.