Policia ka arrestuar kontrabandist, i cili ka kontrabanduar migrantë nga India, kumtoi sot SPB Kumanovë.
“Sot në ora 11:15 nëpunës policorë nga Sektori për krim tejkufitar, migracione dhe të huaj – Kumanovë pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Veri e kanë privuar nga liria H.H. (31) nga India, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “kontrabandim të migrantëve”, kumtoi SPB Kumanovë.
Rreth orës 01:30 në fshatin Reçicë, Kumanovë, janë gjetur dhjetë persona migrantë nga India, ndërsa pas bisedës së kryer zyrtare u konfirmua se H.H. ilegalisht i ka bartur migrantët nga Republika e Serbisë deri të Republika e Maqedonisë së Veriut. Ai u dërgua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate. Personat migrantë janë dërguar në Qendrën për pranim dhe tranzit “Tabanoc”.