Arre*stohet një person nga Gostivari në aeroportin e Shkupit

Në vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit” mbrëmë është arr*estuar M.M (28) nga Gostivari i cili më pas është dorëzuar në stacionin policorë Gostivar sepse është kërkuar me urdhër qendror nga Zyra e jashtme e punëve kri*minele Gostivar.

Ministria e Punëve të Brendshem sot kumtoi se më 06.07.2020 kundër tij është parashtruar padi penale për vepër të kryer penale “rre*zikim i sigurisë” e paraparë me nenin 144 paragrafi 4 nga Kodi Penal.

“M.M dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka dërguar kër*cënime gjegjësisht e ka rrezikuar sigurinë e funksionarëve të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut. M.M është mbajtur në stacionin policorë në Gostivar dhe do të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Gostivar” sqarohet në kumtesën e MBP-së.