Më 13.08.2022, në ora 22:30 në zonën e Karposhit, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në kuadër të SPB Shkup e kanë arrestuar S.I.(30) nga Shkupi.
Ndaj tij është lëshuar fletarrest qendror, me të cilën është kërkuar për vuajtjen e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe vendosje e paautorizuar në treg e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”, të parashikuara dhe të dënueshme sipas nenit 215 paragrafi 1 i Kodit Penal. Personi do të dërgohet në burg për shlyerjen e masës.