Arr*estohet një person i dyshuar për su*lm se*ksual

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se pas punës intensive me Policinë e Kosovës, ka identifikuar dhe arre*stuar një person (me inicialet F.B) i cili dyshohet se me datën 27 shtator të këtij vitit ka su*lmuar se*ksualisht viktimën femër.

Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arr*estuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Su*lmi se*ksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se parabu*rgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.