Arrestohet një person i cili ishte arratisur më parë nga burgu

Më 01.09.2022 në ora 17:00 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip kanë ndaluar personin Sh.N.(30) nga Shtipi. Ai kërkohej me urdhër nga Burgu i Kumanovës për arratisje nga burgu. Gjithashtu, Sh.N dyshohet se ka kryer disa vepra penale të “vjedhjes së rëndë” gjatë kohës që ishte në arrati nga burgu. Pas dhënies së një vendimi gjyqësor, në banesën e tij u kontrollua dhe u gjetën disa sende me origjinë nga krimet. Personi është dërguar në institucion për vuajtjen e dënimit dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.