Policia mbrëmë ka arrestuar M.P. (72) nga Demir Kapija.
Sipas një denoncimi nga babai i një të miture në këtë qytet, vajza ishte ndalur nga pensionisti, i cili i kishte drejtuar pyetje dhe i kishte bërë një ftesë për në restorant. Pas refuzimit të saj, ai i kishte thënë se do ta kërkonte përsëri, gjë që e kishte shqetësuar dhe frikësuar vajzën.
Është zhvilluar një bisedë me të miturën në prani të prindit dhe një përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale Negotinë,“ njoftoi policia.
M.P. është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të ngjarjes, do të ngrihet një kallëzim përkatës.