Arrestohet një ish-funksioner i BDI-së

Policia ka arrestuar Muhamed Llamalarin, i cili u kap në Bit Pazar dhe ishte në kërkim me fletarrest. Ai ishte një funksionar i i BDI-së dhe, sipas informacioneve, do të dërgohet në paraburgim si i dyshuar për rrënimin e objektit të mbrojtur “Hotel Shar An” në Çarshinë e Shkupit.

Zyrtarët e njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup sot kanë arrestuar M.Lj. (42) nga Shkupi, i cili ishte në kërkim me një fletarrest qendror bazuar në një urdhër gjyqësor për vuajtjen e masës së paraburgimit. Ai kërkohej për vepra penale të kryera sipas nenit 394, 353 dhe 264 të Kodit Penal,” deklarojnë nga MPB.

Vepra për të cilat dyshohet Muhamed Ljamalari janë: shoqërim kriminale, shpërdorim i pozitës zyrtare, dhe dëmtim ose shkatërrim i pasurive të mbrojtura ose trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Sipas Prokurorisë, Llamalari, si kryetar i Bordit të Drejtorëve të shoqërisë aksionare për administrimin e hapësirave banesore dhe afariste, ka formuar dhe organizuar një grup që ka kryer këto aktivitete. Ai, edhe pse kishte dijeni që hoteli “Shar An” është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe një objekt i mbrojtur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, nuk ndërmori asnjë veprim për mbrojtjen e tij. Përkundrazi, ai kërkoi nga disa pjesëtarë të grupit të organizuar që të kryenin rrënimin dhe shkatërrimin e paligjshëm të hotelit, deklaroi Prokuroria Publike.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta për dëmtimin e trashëgimisë kulturore.